Qëllimi im..


Qellimi kryesor i percaktuar do t’ju udheheqe se si mund te kurseni mundin, i cili mund t’ju shkoje kot. Ka shume njerez qe stermundohen duke kerkuarpunen qe duan. Ky mesim do t’ju tregoje se si t’i shmangni dhe t’i hidhni tutje pergjithmone keto kotesira dhe ta drejtoni zemren dhe mendjen tuaj drejtnjesynimi te percaktuar qarte, per te kuptuarse cila eshte puna qe ju doni te beni, pra puna e jetes suaj. 

Se pari,

Une, si qellim jetesor timin kam pasur qe te sillem me te tjeret ashtu siç do doja qe te ata te silleshin me mua. Nuk e di nese e keni verejtur, nese e keni kuptuar se arroganca tek une nuk ka vend fare dhe nese ndodh te jem arrogant ndaj dikujt, eshte nje leshim, nje leshim i paqellimshem.



Qellim tjeter jetesor i imi ishte dhe mbetet:

Qe te mos i zhgenjej asnjehere ata te cilet jane gezuar per ardhjen dhe ngritjen time.

Ata qe i jane gezuar ardhjes tuaj ne kete jete, kane perjetuar emocione, kane qare e kane qeshur prej gezimit kur keni lindur, ju kane mbajtur ne dore, ju kane dashur, andaj ata njerez mos i zhgenjeni kurre, te keni ndjenja per ta dhe kjo fillon prej nenes, babait, vellait, motres dhe rrethit familjar. Nese nuk jeni te afte qe te keni kete qasje ndaj familjes suaj, ju nuk jeni te nevojshem as per shoqerine.

Kjo do te thote se se pari duhet te doni vetveten, familjen tuaj, te afermit tuaj dhe ata mos t’i zhgenjeni asnjehere. Nese keni kete

prirje, atehere ju jeni njeri (djale apo vajze) shume i/e nevojshem/me per shoqerine tone.

Te besh mire ne jete dhe te lesh gjurme eshte gjeja me e mire. Kjo do te thote qe askush te mos kete arsye te zhgenjehet nga veprimet tuaja, do te thote se ju jeni person i mire dhe si i tille, shume i nevojshem per shoqerine. Gjyshi im thoshte:

”Nese prej te gjithe njerezve eshte vetem nje qe meriton t’i besh mire dhe nuk e ke te qarte se cili eshte ai, atehere beju te gjitheve mire, nese mundesh, per te mos gabuar ne perzgjedhje..."

“Mundohu te mundesosh realizimin e te gjitha pritshmerive te te tjereve ndaj teje.”

Prandaj duhet te mundohesh te realizosh pritshmerite e te tjereve. Nese keta njerez presin diijka prej meje, une duhet te pergjigjem ne menyre pozitive dhe te mundesoj realizimin e kesaj pritshmerie. Po qe se ky veprim percillet edhe nga deshira e madhe per ta bere kete, atehere krijohet nje energji (une them ndihma e Perendise), e cila mundeson qe te arrish synimin. Une $do veprim e kam perkryer vetem nese e kam dashur ate. Ky eshte qellimi im dhe parimi im, qe e kam vendosur si objektiv te jetes sime.

A do te kesh shume apo me pak sukses ne nje veprim, nuk varet nga askush tjeter perpos teje.

“Une, ne jeten time, per deshtimet e mia kam fajesuar veten time dhe per sukseset e mia kam madheshtuar po ashtu veten time.”

Ne vete jemi meritor per sukseset dhe fajtore per deshtimet tona. Sukseset varen nga perkushtimi dhe dashuria qe kemi investuar

ne ate veprim dhe nese flitet per deshtimet, atehere keto dy tipare sigurisht kane munguar.

Ne rrugetimin tim nuk e kam dashur fjalen deshtim. Nese dikush ka menduar se nje veprim i imi ka qene deshtim, per mua ka qene nje nxitje per ritentim, i cili ne te shumten e rasteve ka rezultuar me sukses. Po e perserit prape, ne vend te ndonje demoralizimi per mosarritje ne tentative, une kam angazhuar edhe me teper dashuri, kuriozitet dhe perkushtim per arritje. Kjo ka qene energjia e cila me ka percjelle gjithmone.


Secili nga ne duhet te vendose per veten e vet, a do te jem njeri i suksesshem, te madheshtohem me suksesin tim dhe te jem i mbushur me vullnet per arritjen e sukseseve te tjera, apo do te jem ai te cilin e ka kapluar frika per shkak se ka deshtuar ne jete dhe eshte mbyllur $do perspektive per te. Do te jem ai i cili do te meditoje per te ridefinuar rrugetimin e tij, ai qe kerkon falje apo ai i cili kerkon kompensim per sukseset e tij. Te gjitha keto hyjne ne grupin e veprimeve tona drejt gjetjes se vendit tone te rendesishem qe eshte i rezervuar per ne ne shoqeri. Sigurisht, rruga me efikase per te arritur te ai vend i rendesishem eshte mendimi pozitiv, trajtimi i deshtimit si rast per riperpjekje, madheshtimi dhe lartesimi i vetes tende si nje njeri i domosdoshem per shoqerine. Keshtu kam rrugetuar une dhe apeloj tek te gjithe ju qe te rrugetoni ne te njejten menyre.

Secili duhet ta trajtoje veten si nje mekanizem pa te cilin as familja e as shoqeria nuk mund te funksionoje, pra, si nje pjese perberese tejet e rendesishme e familjes, e grupeve te interesit dhe e shoqerise ne teresi. Ne $do veprim qe beni, trajtojeni si nje akt me ndikim me te gjere se ai personal. Ndikimin e suksesit te arritur trajtojeni si nevoje gjitheperfshirese, e jo personale tuajen.


Une, ne rrugetimin tim, veten time e kam trajtuar bash si nje element te nje mekanizmi i cili nuk do te mund te funksiononte pa mua. Dhe suksesin e arritur e kam trajtuar si detyrim timin ndaj kerkesave te shoqerise, ndikimin e suksesit e kam trajtuar si gjitheperfshires. Ne rrugetimin tim drejt suksesit kam vepruar me te tjeret, bashkepunetore e partnere, dhe rezultatet e korrura i kam ndare ne menyre proporcionale ne baze te kontributit te secilit, po ashtu, ne menyre proporcionale, kam mbrojtur interesat e secilit ne nje veprim te perbashket drejt suksesit.

Ne fund te fiundit, jam sjelle me njerezit ashtu siç kam dashur qe ata te sillen me mua.

Jam munduar qe ne jeten time te le gjurme. Kam patur shume fat qe jam marre me krijimtari dhe ndertimtari.

Ndertimi eshte nje fushe ku gjurmet jane te pashlyeshme.