Lobimi për Pavarësinë e Kosovës në Uashington dhe themelimi i AKR-së
Lobimi për Pavarësinë e Kosovës në Uashington dhe themelimi i AKR-së
Pas një jete dhe karriere të bujshme në botën e biznesit larg Kosovës, z. Behgjet Pacolli, që nga viti 2000, i është përkushtuar me shumë vullnet punës për përmirësimin e jetesës në vendlindjen e tij.
Shumë nga potenciali i tij u vu në interes të Kosovës, duke lobuar në Bruksel dhe Uashington, me kompaninë e tij lobuese "The New Kosovo Alliance" (Aleanca Kosova e Re), kompani kjo e krijuar ekskluzivisht për të lobuar për krijimin e shtetit të Kosovës.
Në këtë rrugëtim, B.Pacolli ka bashkëpunuar me shumë figura të rëndësishme të politikës botërore e sidomos të asaj amerikane, siç janë: Frank Carlucci, Morton Abramovitz, S. Waterman, Zbigniew Brzezinski, Janusz Bugajski, Henry Kissinger, e shumë të tjerë.
Për katër vite ai ishte edhe anëtar i bordit të organizatës CSIS, në komitetin që udhëhiqej nga Henry Kissinger.
Nga aty B.Pacolli arriti që të hap çdo derë që duhej hapur për të ardhur deri te krijimi i kushteve për shpalljen e Kosovës si shtet i pavarur. Misioni lobues i “Kosova New Allience”, nga Pacolli dhe anëtarët tjerë të kësaj organizate u konsiderua i përmbushur në momentin kur presidenti Bush, gjatë vizitës së tij në Tiranë, në qershor të vitit 2007, deklaroi se "Kosova duhet të jetë shtet, republikë e pavarur, tani".
Nga ky moment z. Behgjet Pacolli u kthye në Kosovë.
Me insistimin e disa miqve të tij, kompania e deriatëhershme lobuese, Aleanca Kosova e Re (AKR) ndryshon funksionin e saj dhe shëndërrohet në parti politike.
Në zgjedhjet e vitit 2007, AKR bëhet partia e tretë dhe udhëheq opozitën parlamentare në Kosovë, duke dhënë një kontribut të madh në shpalljen e Kosovës si shtet i pavarur me 17 shkurt 2008. Gjatë kësaj periudhe, edhe pse në opozitë, Behgjet Pacolli vazhdoi të japë kontributin e tij në arritjen e njohjeve ndërkombëtare të shtetësisë së Kosovës.
Opinionet
“Puna e Behgjetit vazhdon dhe unë jam i sigurt se ai do jetë pjesë vitale e të ardhmes së Kosovës si një shtet i pavarur.”
Januz Bugajski
“Kosova duhet të jetë një shtet i pavarur, tani”.
George W. Bush
TË LOBOSH PËR KOSOVËN
BEHGJET PACOLLI
Koha ka veti të çuditshme. Sot mbase duket jo e zakontë sesi unë së bashku me një grup miqsh të kombit shqiptar dhe të Kosovës, duke filluar nga zëvendëspresidenti i sotëm Joe Biden, ish ambasadori i ndjerë Richard Hollbruk, etj, kemi lobuar disa vite që ideja e pavarësisë së Kosovës të bëhej qëndrim zyrtar publik i SHBA-ve. Si pasojë e lobimit mbërritëm tek deklarata e Presidentit Bush në vizitën e tij në Tiranë. Ky deklarim pro pavarësisë u shndërrua në qëndrim zyrtar të shteteve perëndimore duke sjellë dhe vendimin e Kuvendit të Kosovës në shkurt 2008 dhe gjithë jetën e mëpastajme të shtetit tonë të ri. Lexoni vetëm prova dokumentare rreth këtij lobimi, në këtë libër të pazakontë në shqip dhe anglisht.