L I B R A T 





Nga Sfida në Sfidë

Autor: Behgjet Pacolli


A keni parë rrathët bashkëqendrorë që krijon rënia e një guri në sipërfaqen e një liqeni? Kështu është jeta ime me rrathët e saj, jetën në Kosovë, shkollimin, ndërmarrësinë, humanizmin, politikën. Gjithë jeta ime e zhvilluar sipas këtyre rrathëve rrëfehet në këtë libër. Por guri i rëndë peshon në vendin e vet...








​​​​​​​


​​​​​​​Të lobosh për Kosovën

Autor: Behgjet Pacolli


Koha ka veti të çuditshme. Sot mbase duket  jo e zakontë sesi unë së bashku me një grup miqsh të kombit shqiptar dhe të Kosovës, duke filluar nga zëvendëspresidenti i sotëm Joe Biden, ish ambasadori i ndjerë Richard Hollbruk, etj,  kemi lobuar disa vite që ideja e pavarësisë së Kosovës të bëhej qëndrim zyrtar publik i SHBA-ve. Si pasojë e lobimit mbërritëm tek deklarata e Presidentit Bush në vizitën e tij në Tiranë. Ky deklarim pro pavarësisë u shndërrua në qëndrim zyrtar të shteteve perëndimore duke sjellë dhe vendimin e Kuvendit të Kosovës në shkurt 2008 dhe gjithë jetën e mëpastajme të shtetit tonë të ri. Lexoni vetëm prova dokumentare rreth këtij lobimi, në këtë libër të pazakontë në shqip dhe anglisht. 

G A L E R I A