L A J M E T

Behgjet Pacolli merr detyrën si ministër i Punëve të Jashtme


Bengjet Pacolli edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme, raporton Ekonomia Online.

Pranim-dorëzimi i detyrës është bërë nga Ushtruesi i Detyrës së Ministrit në largim, Emanuel Demaj, tek Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme Pacolli.

Në ditë e parë si udhëheqës i diplomacisë kosovare, Pacolli nuk ka përmendur njohje për shtetësinë e Kosovës, edhe pse ai vet është angazhuar për këtë çështje ndonëse nuk ka ushtruar këtë pozitë.

Ai foli për thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë me shtete e tjera.

“Shpresoj që secili që do të punoj me mua në fund të ditës të mund të llogariten rezultatet.  Ne do të kultivojmë kualitet, Kosova ka nevojë për miq dhe në këtë drejtim unë besoj që nuk do tu zhgënjej as ju as bashkëpunëtoret”, tha Pacolli.

Ndërsa udhëheqësi i detyrës së deritanishme, Emanuel Demaj i uroi sukses ministrit të ri.


Projekti i mahnitshëm i Mabetex-it në Astana

Kreu i AKR-së dhe biznesmeni Behgjet Pacolli ka publikuar një fotografi të një projekti të gjigantit MABETEX në Astana të Kazakistanit, shkruan arbresh.info.

Nga fotoja mund të shihet pamja e mahnitshme e këtij projekti interesant që është bërë nga shqiptarët me profesionalitetin më të lartë, këtë e thotë edhe vetë Pacolli.

“Me të vërtetë një vepër arti. Unë jam mirënjohës të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, shqiptar, të cilët me punë të madhe dhe profesionalitet të lartë kanë realizuar këtë projekt në Astana”.

​​​​​​​

Pacolli insiston për qeveri gjithëpërfshirëse dhe zhbllokim të institucioneve


Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ripërsëritur qëndrimin e tij për një qeveri gjithëpërfshirës dhe dalje sa më të shpejt nga ngërçi politik.

Përmes një statusi të publikuar në faqen e tij në Facebook, Pacolli shkruan se Kosova është dhe mbetet para interesit personal dhe  partiak. Ai thotë se nuk duhet përsëritur gjendja e vitit 2014, kur vendi kishte shkuar 6 muaj në ngërç politik.

Më poshtë keni postimin e plotë të Behxhet Pacollit:

Po kërkohen patriotët, ata qe e dojnë Kosovën dhe qytetarin e saj!

Për patriotët në rend të parë është Kosova, qytetari, mirëqenia e tij, mirëqenia e familjes dhe fëmijëve të tij.

Për mua, Kosova është dhe mbetet në rend të parë!
Gjithçka që kam bërë, gjithçka që kam propozuar në vijimësi, në koherencë, ka qenë në shërbim të Kosovës.

Unë e di pse situata sot është bllokuar. Pse të gjithë në rend të parë po vendosin interesin e tyre personal dhe partiak dhe jo atë të Kosovës.
A nuk është rotacioni interesi i Kosovës ?
A nuk është interesi i Kosovës bashkimi i të gjitha partive ( pa marrë parasysh blloqet) , sot dhe menjëherë, për të krijuar qeverinë gjithëpërfshirëse, çka unë po e propozoj? Pra, krijimi i një qeverie me bazë të gjerë, ku minoritetet nuk përcaktojnë fatin e shtetit, të ekonomisë, të ushtrisë sonë ?

Qeveria, institucionet duhet të krijohen tani. Menjëherë, mos të përsëritet gjëndja e 2014.
Nesër është vonë. Koha nuk pret, shikojeni pak gjëndjen sociale në Kosovë!

A nuk po dëmtohet Kosova, nëse zhagiten proceset si po bëjnë të gjithë? Çdo ditë që kalon, Kosova humb miliona. 138 milion euro të Fondit Monetar Ndërkombëtar u humbën. 112 milionë euro të buxhetit mungojnë, pse parlamenti nuk mblidhet, pse qeveria nuk krijohet. Kush do t’i paguajë pasojat e kësaj ? Politikanët ? Jo, Kosova, qytetari i Kosovës e paguajnë në fund të ditës.

A i kuptojnë këto sende disa të ashtuquajtur opinionistë, që flasin gjuhën e sojit të tyre në disa media, që bëjnë përçarje, që nxisin grindjen e qytetarëve dhe mezi presin të shohin tym dhe flakë këtu në tokën tonë?

Unë shqetësohem për ata që më kanë besuar dhe votuar dhe jam i bindur se seicili prej tyre ndan këtë shqetësim më mua. E për këta individë që ndoshta nuk kanë shkuar as me votuar, kur i dëgjoj ata si i trajtojnë gjërat e vërej qartë se atyre nuk u intereson Kosova dhe mezi presin të shohin skenarë e ndoshta tym e flakë.

Kush mendon se gjithë propozimet e mia për zgjidhjen e shpejtë të krizës, i bëj për interesin tim, gënjen paturpësisht. Interesi im do tê ishte t’i shërbej kompanisë sime me renome që mi ka hapur dyert në botë, duke udhëtuar nëpër botë, apo duke ndejtur pranë familjes sime.

Mua më dhimbset Kosova! Por u them të gjithëve me pozicionimet që po shoh, se Kosova dhe interesi i saj nuk qëndrojnë në rend të parë. Patriotë nuk po shoh..
​​​​​​​


Behgjet Pacolli ka disa fjalë për Edi Ramën
​​​​​​​

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka lavdëruar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili këto dit po merr pjesë në Samitin e Triestes të vendeve të Ballkanit.

Përmes rrjetit social Facebook, Pacolli ka thënë se Edi Rama po rrit e peshën e Shqipërisë në samitet ndërkombëtare, dhe se Rama është model edhe për Kosovën duke i sugjeruar që të vazhdojë të ndajë pushtetin me opozitën.

Statusi i plotë:

Shiqoni si vepron Edi Rama….

Gjithmonë ndjek me vëmendje çfarë ndodh në Shqipëri ! Çfarë bën miku ynë Edi Rama ! Vërejeni si vepron lokalisht dhe si mendon globalisht ! Me krejt çfarë ka vepruar, ka dalë prej suazës së interesit partiak. Ka dalë prej suazës së interesit personal, qoftë para fushatës, qoftë pas fushatës në votimet që i fitoi veç ai. Ka ndarë pushtetin me opozitën, ka ulur tensionin politik. E kjo nuk po ndodh vetëm brenda Shqipërisë : Edi Rama po rrit peshën e vet si politikan, po rrit peshën e Shqipërisë në samitet ndërkombëtare, si ndodhi në samitin e naftës në Turqi, apo në samitin e Triestes të vendeve të Ballkanit.

Vazhdo miku im, vazhdo kështu në këtë linjë, në këtë sjellje, pse krejt çka bën vlen si model për Kosovën. Do të kisha sugjeruar të vazhdoje të ndaje pushtetin me opozitën, të vendosje në krye të institucioneve njerëz të saj. Ti e kupton mirë çka do të thotë kjo : kjo do të thotë që partitë politike të humbasin vlerën. Kjo do të thotë që të mos ketë konfliktualitet partiak, shoqëror, por fuqinë ta marrin institucionet e drejtësisë, ndërmarrësia. Kjo do të thotë që institucionet të fuqizohen. Kjo do të thotë qytetari të marrë fuqinë që meriton. Kjo do të thotë që me u marr më shumë me ekonominë se me fjalë boshe, se me sherre komike. Vazhdo vëllau im, se çdo gjë që bën ti tash, ne në Kosovë po e ndjekim me vëmendje të madhe. Me shpresën që dhe politika jonë të kuptojë se ç’duhet të bëjë në këtë moment të veçantë që po kalon Kosova !

Pacolli: Me këtë koalicion do t’i shtyjmë proceset përpara


Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli i është bashkuar koalicionit PAN, duke nënshkruar marrëveshje me kreun e PDK-së, Kadri Veseli, atë të AKR-së, Ramush Haradinaj dhe të Nismës, Fatmir Limaj.

Marrëveshja është nënshkruar në rezidencën e Pacollit në HAjvali, ku para zgjedhjeve të 11 qershorit Palli kishte nënshkruar koalicionin parazgjedhor me LDK-në.

Më rastin e nënshkrimit të marrëveshjet, Pacolli tha se qytetari dhe shtetndërtimi i Kosovës ka qenë interesi i cili ka bërë që AKR të nënshkruajë sot me PAN-in marrëveshjen për të qeverisur me vendin.

“Me këtë koalicion do t’i shtyjmë proceset përpara. Jam i bindur se do të kemi harmoni me kryeministrin Haradinaj”, është shprehur Pacolli pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Sipas tij, ky koalicion dëshmon fuqinë për të sfiduar problemet që ka përpara Kosova.


Behgjet Pacolli falënderon votuesit e tij


Ai përmes një statusi në facebook ka thënë se ky është mandati i tijë i tretë si deputet.

Ndryshe sot ka filluar regjistrimi i deputetëve në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Statusi i plotë:

Mandati im i tretë si deputet i Kuvendit të Kosovës. I falënderoj të gjithë votuesit!


Behgjet Pacolli nderohet me çmimin ”Qytetar Nderi i Lezhës”


Vetëm disa muaj pas nderimit nga Unioni i paqës në Botë me titullin ”Kalorës i Paqes i Mijëvjecarit”, themeluesi i fondacionit, z.Behgjet Pacolli u nderua nga Këshilli Bashkiak i Lezhës me çmimin ”Qytetar Nderi i Lezhës”.

Në ceremonimë e ndarjes së këtij çmimi në mesin e mysafirëve nga Kosova, kishin ardhur edhe anëtarët e Këshillit Bashkiak të Lezhës.

Në shenjë respekti për të zgjedhurit lokalë të këtij Këshilli, i pari në gjithë hapësirën kombëtare që e ka nderuar z.Pacolli me titullin “Qytetar Nderi”, me dëshirën dhe kërkesën e vetë të zgjedhurve.

Fillimisht në ceremoni u shfaqën dy dokumentare ku në pika të shkurta u prezentua historia e qytetit të Lezhës si dhe veprimtaria humaniste të z.Pacolli.

Pas ceremonisë së ndarjes së këtij çmimi, fjalën e mori presidenti i AKR-së z.Behgjet Pacolli, i cili u shpreh i nderuar nga ky vlerësimi i cili është i pari në llojin vet që vjen nga vendi amë.

”Kam marrë nderime nga shtete të tjera, por jo nga vendi im apo nga Shqipëria“, tha ai.

Më pas, z.Pacolli iu premtoi përfaqësuesëve që kishin ardhur nga Lezha se si qytetari më i ri i Lezhës do të punojë dhe do të angazhohet që ta ndihmojë këtë qytet, ”Ju më hapët derën e qytetit tuaj dhe unë ndihem i nderuar për këtë. Besoj se tash e tutje me këtë çelës që më keni dhënë, do kem të drejtë të vij sa herë të më bjerë rruga dhe sa herë ju të më ftoni. Lezha, është Qyteti i Beslidhjes së Burrave më të mëdhenj shqiptarë që nën udhëheqjen e Skënderbeut morën vendim për t’i rezistuar të bashkuar pushtuesit“, tha ai.

Më pas fjalën e mori kryetari i Këshillit Komunal të Lezhës, z.Frano Kulli, i cili tha se vendimi për ndarjen e cmimit ”Qytetar Nderi i Lezhës“ ka ardhur si motivacion për kontributin dhe punën e madhe të z.Pacolli si biznesmen dhe humanist në rrafshin kombëtar dhe atë ndërkombëtar.  „ Nuk ka qenë vendim i rastësishëm por duke analizuar të gjithë punën humaniste si dhe veprimtarinë e tij për çështjen kombëtare e veçanërisht për lobimin e jashtëzakonshëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës, kjo është më së paku që mund të bënim“, u shpreh ai.

Ndërsa duke e falënderuar z.Pacolli për veprimtarinë e tij, Kryetari i Bashkisë së Lezhës, z.Viktor Tusha i përshëndeti të pranishmit duke thënë se është një ndjenë e veçantë për të që gjendet në Kosovën e lirë dhe të pavarur.

”Kur pashë insertin e z.Behgjet Pacolli, u mahnita nga përkushtimi dhe puna e palodhshme e tij dhe se si mundet nje individ i vetëm të arrijë në një dimenzion të tillë.

Behgjet Pacolli e ka ngritur emrin e shqiptarëve në botë me punën dhe humanizmin e tij“ , përfundoi ai.

Vendimi për ndarjen e këtij çmimi ishte marrë në unanimitet nga Këshilli Bashkiak i Lezhës me datë 03.09.2010 për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Qytetit të Lezhës z.Behgjet Pacolli, President i Aleancës Kosova e Re dhe humanistit të njohur në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar.