BIOGRAFIA

BEHGJET PACOLLI


Është politikan dhe sipërmarrës shqiptar nga Kosova, që ka shërbyer si president i tretë i Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, ai ka qenë edhe Zëvendëskryeministër i Parë i Republikës së Kosovës ne periudhen 2011/2014

Zgjidhet si Deputet i Kuvendit të Kosovës 3 mandate, që nga viti 2007 e këndej.

Është nënshkrues i Pavarsisë së Republikës së Kosovës me 17.02.2008.

Behgjet Pacolli nga viti 2017 e këndej, shërben si Zv.Kryeministri i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme.

AKR – Aleanca Kosova e Re, parti, president i së cilës është në mandatin qeverisës nga 2017, udhëheqë me 4 ministri vitale të Qeverisë së Kosovës, Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të Punëve të Brendshme, të Zhvillimit Ekonomik dhe të Planifikimit dhe Mbrojtjes Hapsinore.


Jeta e hershme dhe shkollimi.

Behgjet Pacolli ka lindur më 30 gusht 1951, në Marec të Prishtinës. 

Shkollën fillore e ka përfunduar në Marec, ndërsa shkollën e mesme në Prishtinë.  Shkollimin superior e ka kryer në Hamburg të Gjermanisë, në Institutin e Tregtisë së Jashtme, për të vazhduar me specializimin në drejtimin Marketing dhe Manaxhment ne Institutin Mösinger Zurich (1980-1982). 

Behgjet Pacolli flet disa gjuhë të huaja: anglishte, frëngjishte, gjermanishte, italishte, rusishte, spanjollishte, serbokroatishte, etj.

Behgjet Pacolli është i biri i Isës dhe Nazmijes, i dyti nga 10 fëmijë, i martuar me znj. Masha Pacolli. Ai është prind i gjashtë fëmijëve: tri vajzave dhe tre djemve (Arbreshës, Selenës, Hanës, Isës, Diarit dhe Armanit).



G A L E R I A



Fotografi gjatë jetës së Z.Behgjet Pacolli, që nga fëmijëria e tij në fshatin Marec e deri te arritja e një miliarderi me famë botërore.