BEHGJET PACOLLI

Zëvendës-Kryeministër i Parë i Kosovës dhe Ministër i Punëve të Jashtme

Këto fjalë ia dedikoj të rinjve të Kosovës dhe rinisë në përgjithësi duke
ju përcjellë mesazhin se në jetë qdo gjë është e mundur aty ku investohen
koha, vullneti dhe shpirti. Mos humbni shpresën dhe besimin se me punë
dhe përkushtim arrihet çdo gjë, duke respektuar njeriun me tërë vlerat dhe
cilësitë që i ka. Mbarë botës i kemi dëshmuar se kombi ynë i vogël gjithmonë
ka nxjerrë njerëz të mëdhenj. Beso gjithnjë se ti mund të jesh njëri prej tyre,
mos qëndro anonim, jeta është plot sfida-sfidoji ato, por me një kusht: interesat
e secilit të jenë të përfaqësuara në mënyrë të drejtë dhe harmonike...